Komuna e Podujevës blen pako ushqimore për nevojtarët, i kushtuan 125 mijë euro

12:49 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Familjet në nevojë në komunën e Podujevës së shpejto do të furnizohen me pako ushqimore nga komuna.

Kjo pasi tashmë është shpallur kompania fituese e kontratës me titull ’Furnizim urgjent me pako ushqimore – higjienike për familje në nevojë’, shkruan arbresh.info.

Fitues ka dalë operatori ekonomik ; Beni Dona Plast SH.P.K.’ nga Prishtina që kishte ofruar tenderin me çmimin 124.779,20.

Ky çmim ishte më i ulëti në mesin e tri OP që kishin aplikuar, PM GROUP SH.P.K. kishte ofruar çmimin  129,147.20 euro ndërsa Copron L.L.C.  çmimin 129,916.80 euro.

Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet.

Ndryshe ditë më parë nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë për arbresh.info se me këtë furnizim planifikojnë të ndihmojnë të gjithë nevojtarët e komunës.

“Varet edhe nga çmimi i pakos, ne kemi menduar që me këto 10 mijë euro të përfshihen së paku 200 familje por tash kemi buxhet shtesë, Kuvendi Komunal ka ndarë edhe 125 mijë euro dhe tani do të arrijmë shumicën për të mos thënë të gjitha qytetarët që kanë nevojë”, ka thënë ai.

Rudari ka treguar se çfarë do të përfshinë këto pako.

“Qysh e vlerësojnë edhe Komisioni që është në kuadër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale, çka shkojnë vaj, makarona, pako higjienike këto ushqimet bazike dhe një thes miell”, ka shtuar ai.

Më 2 prill, Kuvendi i Komunës i Podujevës, në një  mbledhjen e jashtëzakonshme, lidhur me masat për parandalimin dhe luftimin e Coronavirusit COVID-19, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë 125,000 euro, ndihmë qytetarëve në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike./arbresh.info/

 

Podujevë, dështon tenderi për pako ushqimore për familjet në nevojë, kompania thonë se nuk ka miell

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme