Ish-qendërmbrojtësi Jamie Carragher ka zbuluar se lojtarët e Manchester Unitedit e kishin festuar fitoren e Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2007 kundër Chelseat, përkundër rivalitetit të zjarrtë të dy klubeve.
Liverpooli dhe Manchester Unitedi e ndajnë njërin ndër rivalitetet më të zjarrta në botën e futbollit, mirëpo personaliteti i Jose Mourinho kishte qenë i mjaftueshëm për t’i bërë Wayne Rooneyn dhe bashkëlojtarët e tij ta festojnë faktin që Chelsea ishte eliminuar, transmeton Gazeta Express.
Gjuajtjet e penalltive e kishin vendosur fituesin në Anfield, ku Dirk Kuyt e kishte shënuar penalltinë vendimtare për ta dërguar Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit. Megjithatë, për dallim nga viti 2005, këtë herë Milani kishte triumfuar.
Në gjysmëfinalen tjetër, Milani e kisthe mposhtur Manchester Unitedin. Por, lojtarët e Djajve të Kuq e kishin festuar në hotel fitoren e Liverpoolit, para se ta humbnin vetë gjysmëfinalen e tyre një ditë më vonë.
“Wayne Rooney ma ka treguar një histori – mendoj se ishte viti 2007 – ne luajtëm kundër Chelseat dhe mendoj se Manchester Unitedi luajti kundër Milanit”, ka thënë Carragher.
“Milani në fund i mposhti ata, por mendoj se ne kishim luajtur një natë më parë. Dhe Ëayne Rooney më tregoi se kur ne i fituam penalltinë, të gjithë lojtarët e Manchester Unitedit ishin duke e shikuar ndeshjen bashkë në një hotel dhe kishin shpërthyer në festime”.
“Ju do të mendonit se Liverpooli dhe Man Unitedi, për shkak të rivalitetit… kështu që unë mendoj se kjo vetëm e tregon se sa shumë e respektuar ishte skuadra e Chelseat, por edhe sa shumë i zemëronte njerëzit Jose”.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...