Google ADS

Angellovska: Rritja e akcizës së derivateve është masë e përkohshme

11:09 | 24 Prill 2020
A. B.

“Rritja e akcizës së karburanteve është masë që do të zbatohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtatë muaj pas saj. Lartësia e akcizës do të kushtëzohet nga çmimi i naftës në bursat botërore. Gjegjësisht në gjendjen e jashtëzakonshme në akcizën e sotme do të arkëtohen tre denarë shtesë, dy denarë ose zero denarë në përputhje me lëvizjet e çmimit të naftës në bursat e huaja”.

Këtë në një intervistë për AIM e tha ministrja e Financave, Nina Angellovska. Sipas saj, nuk planifikohet rritje e taksave të tjera, e se të ardhurat në Buxhetin nga fillimi i prillit deri nga mesi i muajit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë më të ulëta për 20,7 për qind, derisa te tatimet dhe kontributet për 20,1 për qind.

Ajo thotë se realizimi në prill është në kuadër të skenarit të parë prej tre skenarëve, gjegjësisht më të favorshmit.

Angellovska tha se për rritjen e ekonomisë janë duke u përgatitur projeksione të reja, të cilat, siç u shpreh ajo, në përputhje me vlerësimet e para preliminare janë në vijën e projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Angellovska bën të ditur se ka filluar procedura për dhënien e eurobonove, që siç u shpreh, pritet të finalizohet në fund të muajit maj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme