Google ADS

Albin Kurti e këshilltari i tij arsyetohen për “rezistencën”

11:09 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe këshilltari i tij politik, Shkëlzen Gashi janë paraqitur në një konferencë për medie.

Ky i fundit ka folur për ftesën që ka marrë nga Prokuroria rreth një postimi të bërë në facebook, shkruan arbresh.info.

Gashi ka thënë se një javë më parë në facebook ka shkruar se do të bëjnë rezistencë ndaj atyre që po tentojnë të shtrembërojnë vullnetin e qytetarëve. Ai ka shtuar se thirrja ka qenë për rezistencë paqësore.

“Ashtu si jeni informuar, unë me 18 prill 2020 pas postimit të ambsadorit Grenell dhe Thaçi kam bërë një status në facebook qe e kam titull ‘ne do të rezistojmë’. Për fat të mirë menjëherë një qytetare ma ka shkruar një pyetje te statusi, kush do të rezistoj, ndaj kujt dhe si? E përgjigja ime ka qenë, do të rezistojmë ne qytetarët e pakënaqur të Kosovës ndaj partive politike që po tentojnë të shtrembërojnë vullnetin e qytetarëve të nxjerrë nga zgjedhjet e fundit. Do të rezistojmë paqësisht, më vjen shumë keq nëse ju keni pritur rezistencë tjetër nga unë”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se pak orë pasi është ftuar nga Policia është kontaktuar për anulim të ftesës pasi postimi nuk paraqet vepër penale.

“Dje rreth orësh 13:00 kam marrë një thirrje nga policia e Kosovës për një rast të kanosjes, unë e kam pyetur se kënd e kam kanosur e përgjigja e tij ka qenë se përmes një statusi në facebook të bërë thirrje për rezistencë. I kërkova që ftesën për paraqitje, me emrin e policit, kërkesën dhe prokurorit e që mi kanë dërguar në adresën elektronike. Rreth orës 19:00 jam kontaktuar nga kabineti i prokurores pasi kjo nuk paraqet vepër penale”, tha shtuar ai.

Këshilltari i Kurtit ka kërkuar nisje të masave disiplinore ndaj policit dhe prokurores.

“Unë besoj se Kryeprokurori I Kosovës do të inicioj masa ndaj policit hetues, Ali Berisha dhe prokurores, Nebahate Selimi”, ka shtuar ai.

“Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”, ka përfunduar Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme