Nëna e Neymarit e lë të dashurin, zbulohet lidhja me kuzhinierin e futbollistit

10:58 | 24 Prill 2020
A. B.

Nëna e Neymarit raportohet se e ka lënë të dashurin e saj 23-vjeçar vetëm 13 ditë pasi e bëri publike lidhjen e tyre në Instagram, pasi thuhet se ka mësuar për lidhjet e tij me burra në të kaluarën, përfshirë këtu kuzhinierin e Neymarit.

Nadine Goncalves e kishte publikuar një fotografi me modelin Tiago Ramos para 13 ditëve në Instagram për ta bërë publike lidhjen e saj, përderisa Neymari kishte komentuar për ta shfaqur përkrahjen e tij për këtë lidhje përkundër dallimit të madh të tyre në moshë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, mediumet në Brazil tani raportojnë se 52-vjeçarja është ndarë me Ramosin pasi ka mësuar se ai në të kaluarën ka pasur lidhje romantike me burra. Sipas të njëjtave mediume, ai kisthe qenë në lidhje me kuzhinierin e Neymarit, Mauron, dhe aktorin brazilian Carlinhos Maia para se ta takonte nënën e yllit të PSG-së.

Nuk është e ditur se kur kishte filluar kjo lidhje mes tij dhe nënës së Neymarit, megjithatë, Ramos kishte qenë i pranishëm në festën ekstravagante të Neymarit për ditëlindje në shkurt.

Ramos raportohet se është tifoz i Real Madridit, mirëpo ai e ka shprehur dashurinë e tij për Neymarin që nga viti 2017.

“Neymar, ti je fantastik, nuk e di se si ta shpjegoj emocionin e të qenët tifoz i një djali si ti. Unë të shoh duke luajtur dhe motivohem. Një ditë shpresoj se do ta lexoj këtë mesazh me ty, do të jem vëllau it dhe do të luajmë bashkë”.

“E di se një ditë do të të takoj sepse unë jam djalosh që ëndërroj dhe nuk dorëzohem kurrë në ëndrrat e mia. Qëndro me Zotin, qëndro i suksesshëm dhe i lumtur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme