Qorrolli: Çdo Qeveri bëhet e mbrapshtë nëse prish raportet me Kushtetutën

10:34 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Njohësi i çështjeve politike në vend, Vigan Qorrolli se Qeveria bëhet e mbrapshtë nëse raportet e saj me Kushtetutën janë të prishura.

Qorrolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se kontrata e fituesit të zgjedhjeve me popullin e tij – justifikohet me kriterin mbizotërues që parlamenti dhe qeveria e kanë origjinën nga sovrani dhe burojnë prej tij, shkruan arbresh.info.

“Edhe qeveria me e mire ne vetvete, behet me e mbrapshta, nese raportet e saj jane te prishura me dokumentin themeltar te shtetit: Kushtetuten.

Nje qeveri e re e Kosoves me shkelje serioze te procedurave te demokracise nenkupton para se gjithash mosrespektin e thelle qe ka ajo klase politike per sovranin e vet.

Kontrata shoqerore e fituesit te zgjedhjeve me popullin e tij – justifikohet me kriterin mbizoterues qe parlamenti dhe qeveria e kane origjinen nga sovrani dhe burojne prej tij.

Nje qeveri pa lidhje organike me Kushtetuten e saj paraqet shkeljen me serioze te vullnetit te sovranit dhe rregullave te nje demokracie kushtetuese:, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme