Samiti i Bashkimit Evropian ka miratuar pakon prej 540 miliardë euro për tu ndalë në ndihmë shteteve që po përballën me vështirësi si pasojë e virusit Covid 19.
Nga kjo pako mbështetje do të përfitojnë punëtorët që punojnë me kohë të pjesshme, kompanitë që kanë marrë kredi dhe shtete që kanë borxhe, transmeton arbresh.info.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se kanë në dorë një instrument të rëndësishëm për të ndihmuar shpejt dhe në mënyrë efektive.
Ndërsa kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili kishte rezerva në lidhje me ndihmën nga paketa e shpëtimit të euro ESM, nuk e kundërshtoi këtë marrëveshje.
Ndihma pritet të jetë gati deri më 1 qershor./arbresh.info/
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...