33 shkelje të orës policore, 25 persona të arrestuar

10:04 | 24 Prill 2020
A. B.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 33 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 25 janë arrestuar ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 112 personave ndërsa 82 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje të masave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme