Ditë me parë arbresh.info ka raportuar se komuna e Prizrenit ka shpenzuar mbi 100 mije euro për kontratën me titull ” Furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga Coronavirusi në Komunën e Prizrenit”.
Artikujt e përfshirë në kontratë ishin blerë disa herë më të shtrenjtë se çmimi i tyre në treg.
Komuna e Prizrenit ka paguar 8,9 euro për një maskë të tipit FFP2, me ç’rast për 600 copë, Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, ka paguar hiç më pak se 5,340 euro. Apo një litër dezificient për dezinfektimin higjienik dhe kirurgjik të duarve, ishte paguar çmimin prej 14 eurosh, duke paguar 2,800 euro 200 litra dezinfektues higjienik dhe kirurgjik të duarve.
E, nga komuna e Prizrenit në përgjigjen për arbresh.info kanë përcjellë listën e komunave që kanë paguar me shtrenjtë se ajo.
Përshembull për maska FFP2, komuna e Mitrovicës ka paguar 10 euro ndërsa ajo e Podujevës 9 euro.
KK Mitrovicë | 700 | 10.00 |
KK Podujevë | 1000 | 9.0 |
KK Prizren | 600 | 8.9 |
Për dezinfektues ata kanë bërë të ditur se komuna e Mitrovicës ka paguar 15 euro për litër.
“Oferta është përgatitur në fund të muajit mars 2020, kur çmimi i alkoolit në treg ka qenë deri në 20Euro/Litër, kjo ka ndikuar në çmimet e dezinfektueseve .Në kohen kur është bërë oferta në fund të muajit mars 2020, çmimet e tregut kanë qenë këto, po ashtu duhet të kemi parasysh se kërkesa e madhe e këtyre produkteve në tregun botëror ka ndikuar që çmimet të jenë më të larta”, thuhet në përgjigje.
KK Mitrovicë | 15 Euro |
Ndërsa për dezinfektues për pajisje Medicinale ata kanë bashkangjitur dokumentet nga MSH, KK Podujeve dhe KK Mitrovice.
Aty thuhet gjithashtu se kjo procedurë është zhvilluar në përputhje me njoftimin e KRPP së të datës 15. 03. 2020 dhe në mbështetje të plotë me LPP, dhe RRUOPP gjegjësisht nenin 52 të RRUOPPsë, pjesë nga ky nen I kësaj rregulloreje po ua përcjellim pa asnjë ndërhyrje
Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë teksa kanë sqaruar kjo procedure mund të përdoret nëse rrethanat e lejojnë.
“Fazat e procedurës 52.1 Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë është procedurë që e përfshinë Autoritetin Kontraktues që, pa publikim, te negocioj termat e kontratës drejtpërdrejt me një apo më shumë operator ekonomik. Kjo është një shmangie prej parimeve themelore të çiltërsisë, transparencës, dhe konkurrencës si dhe është procedurë shumë e jashtëzakonshme.
52.2 Sipas nenit 35 të LPP, autoriteti kontraktues përjashtimisht mund ta përdor procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë për dhënien e çdo lloji të kontratës, nëse rrethanat e arsyetojnë përdorimin e kësaj procedure”, thuhet ne përgjigje.
Ndaj kësaj kontrate ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës e që është opozitë në këtë komunë.
“Partia Demokratike e Kosovës dënon keqpërdorimet e mëdha financiare dhe abuzimet me pushtetin që po kryhen nga Lëvizja Vetëvendosje nën mbulimin e masave kundër koronavirusit. Veprimet e fundit të ndërmarrë nga Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të qeverisjes së Komunës së Prizrenit janë qartazi shkelje ligjore që kërkojnë angazhimin e menjëhershëm të prokurorisë së shtetit për t’i hetuar për korrupsion e keqpërdorim”, thuhet ndër të tjera.
Aty thuhet edhe se kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka zhytur komunën në nepotizëm, krim e korrupsion. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?