Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një intervistë për Fox Neës, ka deklaruar se SHBA mund të ndal përgjthmonë financimet ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Gjatë intervistët Pompeo ka folur për pezullimin e financimit të OBSH-së nga administrate Trump, si arsye për keqmenaxhimin e situatës me Covid-19, transmeton portal arbresh.info
“Unë nuk mendoj se Uashingtoni do të dërgojë paratë e tatimpaguesve te OBSH”, tha Pompeo.
Ai gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara duhet të merren seriozisht me OBSH-në, pasi kjo organizatë i është nënshtruar një reforme në vitin 2007, dhe kjo është hera e parë që shfaqen probleme të tilla.
“Është e nevojshme reforma strukturore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, shtoi Pompeo.
Ai nuk ka pranuar të komentojë pretendimet se SHBA është duke u përpjekur që të formojë një organizatë të ngjajshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është kritikuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump për mungesë të menaxhimit dhe reagimit operacional ndaj pandemisë Covid-19./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...