Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 39 raste pozitive me coronavirus, duke çuar kështu në 669 numrin e personave të infektuar.
E në mesin e personave të infektuar është edhe një fëmijë 2-vjeç nga Komuna e Istogut.
Kështu ka njoftuar, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.
“Nga 24 të testuar sot në Istog një pozitiv në covid-19(fëmijë 2 vjeç) që lutemi ta kalojë me sukses. Vazhdoni me qëndrim në shtëpi dhe respektim të masave tjera”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar 669 raste pozitive me COVID-19.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...