Terry: Kërkuam nga Chelsea që të mos e shkarkojë Jose Mourinho-n, por ishte vonë

22:50 | 23 Prill 2020
Arbresh Info

Legjenda e Chelsea-s, John Terry ka zbuluar si ai dhe bashkëlojtarët e tjerë kanë kërkuar nga bordi të mos e shkarkojnë Jose Mourinho-n.

Mourinho ishte dy herë në stolin e Chelsea-s dhe arriti të fitojë tri herë Premierë Ligën, por dy herë u shkarkua, transmeton portali arbresh.info.

Në herën e parë Terry me bashkëlojtarët e tjerë provuan ta ndalojnë mirëpo nuk ia dolën dhe këtë e ka zbuluar anglezi.

“Ishte një ndër momentet kur nuk ishim duke përformuar mirë, nuk ishim mirë në ligë”.

“Dhe ai erdhi duke thënë ‘kjo është djema, jam shkarkuar’ dhe filloi t’i përqafonte të gjithë”.

“Të gjithë ishim duke qarë. Kishim dikë si baba dhe të gjithë ishim të shqetësuar për të”.

“Biseduam me bordin dhe i thamë ‘dëgjo, duam që ai të qëndrojë, nuk mund ta riktheni?’. Ishte vendim i keq, është më i mirë me të cilin kam punuar”.

“Kishin marrë vendimin e tyre dhe për fat të keq ai u largua. Të gjithë lojtarët ishin në vaj”, deklaroi ai.

Jose Mourinho momentalisht është në stolin e rivalit, Tottenham dhe është duke garuar me Chelsea-n për pozitën e katër në tabelë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme