Filipçe: Nesër arrijnë aparatet respiratore nga BE-ja

22:34 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se nesër arrijnë aparatet respiratore të cilat janë donacion nga Bashkimi Evropian për vendin, duke potencuar se aparatet respiratore të cilat janë porosi nga Ministria e Financave do të arrijnë në periudhën e ardhshme.

“Ne arritëm me këtë menaxhment të mirë edhe tani të kemi absolutisht numër të mjaftueshëm të aparateve respiratore, por dua të përgatitemi për ç’farëdo lloj skenari”, tha ministri i Shëndetësisë sonte në intervistë për TV24.

Ai dërgoi falënderim te Unioni dhe autoambasadori Samuel Zhbogar, për shkak të mbështetjes së sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut prej katër milion euro për ballafaqim me gjendjen e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19.

“Nuk janë hulumtuar të gjitha aspektet e virusit. Tani janë aktive shumë hulumtime në lidhje me mënyrën e bartjes, nëse dhe sa forma mutacioni ka virusi, sa nënforma ka, cilat janë mënyrat e shërimit, cilat janë ilaçet efikase. Do të thotë ky është virus i ri që u paraqit në fillim të këtij viti dhe normalisht është normale në këtë fazë të mos dihet gjithçka dhe për atë janë gjithë këto masa të shkallës së jashtëzakonshme të kujdesit”, theksoi ministri.

Ai në lidhje me atë nëse rastet e reja janë nga ato persona të cilët janë në vetizolim, citoi se numri më i madh i gjithë të diagnostifikuarve deri tani janë nga njerëzit të cilët janë në vetizolim, te të cilët ka kontakt të identifikuar dhe të cilët në ndërkohë kanë zhvilluar simptome.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme