Google ADS

Haziri ka rezerva: Koalicioni ende nuk është bërë, të shohim sjelljet e partnerëve të ri

22:00 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se LDK ka kushte të panegociueshme për koalicion.

Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se debatet e brendshme në LDK bëhen për të gjetur zgjidhjen më të mirë e jo për të përafruar mendimet.

“Zgjedhja e Avdullah Hotit nuk është më e mira por më e kënaqshmja”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së thotë se LVV si parti e parë nuk ka partnerë për të ndërtuar qeverinë e sipas tij as PDK-ja nuk ka partnerë.

“E vetmja parti për momentin që mund të ndërtojë qeveri është LDK-ja”.

I pyetur nga gazetarët nëse mund të quhet “koalicion i zorit” ky me AAK-në, NISMA-n dhe AKR-në, Haziri është shprehur se pajtohet më këtë konstatim.

Kryetari i Gjilanit megjithatë ka shprehur rezerva pasi sipas tij koalicioni nuk mund të konsiderohet punë e kryer.

“Ta bëjmë në fillim shumicën pasi ende nuk e dimë a e kemi. Ne po flasim mbi parimet e pritjeve tona. LDK nuk mund ta ndërtojë një shumicë parlamentare të sigurt nëse sjellja e këtyre partive ndryshon me LDK-në në raport me programin qeverisës dhe emërimet ne qeveri”.

Haziri thotë se masat ekonomike në ndihmë të bizneseve dhe profilet e ministrave janë kushte të LDK-së për të ndërtuar një qeveri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme