Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se bashkë me kryetarin e partisë, Kadri Veselin, kanë vizituar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në QKUK, pas ndërhyrjes që ka pasur.
Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka thënë se Presidenti i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe se tani ndihet më mirë.
Ai poashtu ka falënderuar edhe stafin e QKUK-së që janë kujdesur për Presidentin Thaçi.
Shkrimi i plotë i Hoxhajt, pa ndërhyrje:
Bashkë me kryetarin Kadri Veseli, i bëmë një vizitë në QKUK Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mikut tonë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, por tani ndihet më mirë. Uroj që të gjitha këto të jenë kaluese dhe që Presidenti i Kosovës sa më shpejtë t’u kthehet detyrave të veta. Shërim të shpejtë miku im!
Faleminderit Dr. Fahredin Veselaj, i cili është një ndër urologët më të mirë e më të suksesshëm në Kosovë! Faleminderit gjithë stafit që po kujdeset për Presidentin Thaçi
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...