Vritet me thikë 40-vjeçari në Korçë, gjendet nga bashkëshortja në derën e banesës

21:26 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Një person i moshës 40-vjeç i identifikuar si Perikli Treska është vrarë me thikë pranë një banesës së tij në Korçë. Fillimisht ai është gjetur i plagosur nga bashkëshortja e tij.

Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima është qëlluar disa herë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.

Policia ka mbërritur në vendin e ngarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Në njoftimin zyrtar të policisës thuhet se viktima ka ndërruar jetë në spital.

Në informacionin zyrtar të shpërndarë prej saj thuhet se viktima ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme