Kandidati i LDK-së, për kryeministër, Avdullah Hoti, nuk është se e mori “aminin” e të gjithë anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, për këtë kandidaturë.
Anton Quni, një nga anëtarët e kryesisë së LDK-së, ka bërë një propozim brenda mbledhjes së kryesisë, kështu duke e propozuar emirin e tij për kryeministër, shkruan arbresh.info.
Portali Arbresh.Info, merr vesh nga burimet brenda LDK-së, se Anton Quni, ka shprehur interesim për të qenë kandidat për shef të qeverisë, kështu edhe duke votuar kundër kandidaturës së Hotit.
Kur iu është dhënë fjala Anton Qunit, brenda mbledhjes së kryesisë, ai ka thënë se “unë jam më i mirë se Avdullah Hotit, dhe vetëm unë ose Vjosa Osmani mund të marrim përgjegjësinë për qeverinë e re”, mësohet të ketë thënë Quni ndër të tjera.
Por, ky propozim i tij nuk është marrë parasysh nga kryesia e LDK-së.
Rrjedhimisht, LDK përfundoi duke zgjedhur Avdullah Hotin për kandidat./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte