Google ADS

Genta kaloi një ditë fantastike me partnerin

19:33 | 23 Prill 2020
Arbresh Info

Pandemia e gjeti Genta Ismajlin dhe të dashurin e saj, Huseyin Usta në Zvicër.

Këngëtarja, ditën e sotme ka shijuar bukuritë e atij vendi, duke u shëtitur në vende të ndryshme të Zvicrës.

“Sot kisha një ditë të bukur bashkë me të dashurin tim”, ka shkruar Genta sipër një videoje, ku filmon peshqit në liqen.

Më pastaj, ajo publikoi edhe një video, ku shfaqet duke shkëmbyer puthje pasionante bashkë me Huseyinin.

Për ndryshe, Genta kishte në plan publikimin e një kënge bashkë me një artist turk, por duket se koronavirusi ia prishi planet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme