Ylli i Manchester City-t, Kevin de Bruyne ka zbuluar se do dëshironte të luante me legjendën e Arsenal, Thierry Henry dhe yllin e Juventus, Cristiano Ronaldo.
Belgu që momentalisht cilësohet si mesfushori më i mirë në Premierë Ligë beson se nëse do luante me Henry ose Ronaldo do ishte edhe më i mirë, transmeton portali arbresh.info.
“Do të shikoja më shumë për sulmues, trajnerin tim te Belgjika, Thierry Henry ose Cristiano, për mua është lojtar kreativ”.
“Me duhet dikush që është i shpejtë, luan brenda dhe do me ndihmonte shumë”.
“Unë luaj me mesfushorë të mrekullueshëm, por sulmuesit janë më të rëndësishëm. Pra, Cristiano ose Henry”, deklaroi ai.
Në fund belgu tha se nëse do luante pranë portugezit do bëhej edhe më i mirë sepse Ronaldo do ishte i gatshëm të shënonte çdo herë.
“Mund të bëja një krosim rreth tri metra lartë dhe ai do e merrte. Pra, kjo do bënte që të asistoja më shumë”, përfundoi De Bruyne.
De Bruyne gjatë pesë viteve të fundit në “Etihad” e ka dëshmuar vetën si mesfushori me kreativ në kampionatin anglez./arbresh.info.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...