Zyrtare: Bundesliga e gatshme të rikthehet me 9 maj

19:08 | 23 Prill 2020
Arbresh Info

Bundesliga ka dhënë lajmin e mirë për të rikthyer futbollin me 9 maj.

Futbolli në Gjermani ashtu si në çdo ligë evropiane u suspendua shkaku i pandemisë së koronavirusit, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, sot (e enjte) shefi i Bundesligës, Christian Seifert tha se janë gati që futbolli të rinis, mirëpo pritet vetëm aprovimi nga politikanët.

“Bundesliga është e gatshme të vazhdojë, me 9 maj ose më vonë”.

“Nuk varet nga ne që të gjejmë datën. Vendimet politikane vendosin. Nuk kemi datën e caktuar”, deklaroi ai.

Pritet të shihet pas dy jave nëse do aprovohet që Bundesliga të vazhdojë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme