Google ADS

Hancock falënderon myslimanët që qëndrojnë në shtëpi gjatë Ramazanit

19:18 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Sekretari i Shëndetit Matt Hancock ka falënderuar myslimanët britanikë që po qëndrojnë nëpër shtëpi gjatë Ramazanit, që nisë sot.

“E di sa është i rëndësishëm iftari i përditshëm, sa janë të rëndësishme lutjet e përbashkëta gjatë natë, dhe sa më rëndësi është festa e Bajramit”, deklaroi ai, transmeton portali arbresh.info.

“Faleminderit që po bëni ndryshime të mëdha në këto pjesë jetësore të praktikës suaj”, thotë ai, duke shtuar: “Urime Ramazani” (Ramadan Mubarak).

Anembanë botës islamike e premtja shënon ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku zakonisht familjet myslimane festojnë iftaret bashkë me të afërmit si dhe teravitë falen nëpër xhamitë e komunitetit.

Por kjo gjë këtë herë do të jetë e pamundur për shkak të pandemisë së koronaviruis të ri Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme