USAID-i dhe UNICEF-i sigurojnë ndihmë shtesë për familjet në nevojë gjatë COVID-19

18:39 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Sot, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Phillip S. Kosnett, i shoqëruar nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Koordinatorja e OKB-së për Kosovën Ulrika Richardson, vizitoi qendrën shpërndarëse të Kryqit të Kuq në Prishtinë.

Vizita shënoi nisjen zyrtare të partneritetit midis Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID-it) dhe Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF-it) në luftën kundër COVID-19.

“Shtetet e Bashkuara kanë kanë hyrë në partneritet me UNICEF-in në Kosovë për të ndihmuar familjet dhe institucionet që janë në vijën e parë të kësaj beteje… Vetëm një përgjigje e unifikuar ndërkombëtare është efektive kundër këtij kërcënimi global. Së bashku mund të mposhtim COVID-19,” tha Ambasadori Kosnett gjatë vizitës.

Qeveria e Sh.B.A-ve, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, ka ndarë 1.1 milion dollarë amerikan për të siguruar mbështetje operacionale dhe rritur aftësinë e Kosovës për reagim të duhur me qëllim të ndalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19 dhe zbutjes së pasojave të saj.

UNICEF, i cili është njëri nga partnerët implementues të USAID-it, do të përqendrohet në:

UNCLASSIFIED

Zhvillimin dhe implementimin e një fushate në mbarë Kosovën për rëndësinë e larjes së duarve, të shoqëruar nga mesazhet mbi parandalimin / kontrollin e infeksioneve dhe ato promovuese të higjenës personale;

Prokurimin dhe shpërndarjena e furnizimeve esenciale higjienike (përfshirë pakot e sapunëve, deterxhentëve dhe kompleteve higjenike) për amvisëritë, objektet dhe komunitetet më të rrezikuara, përfshirë komunitetet rom dhe ashkali;

Përgatitjen e informatave të shënjestruara dhe të sakta mbi mënyrat e parandalimit të COVID-19 dhe të kërkimit të ndihmës përmes rrugeëve të përshtatshme, varësisht nga konteksti, si medieve sociale, medieve masive që shënjestrojnë fëmijët dhe kujdestarët e tyre, si dhe nënat shtatzëna dhe nënat gjidhënëse, dhe

Mbledhjen dhe analizimin e të dhenave mbi komunitetet e prekura.

Kompletet higjenike për familje, të financuara nga Qeveria e Sh.B.A.-ve, do të shpërndahen në 26 komuna. Përveç kësaj, kompletet e higjienës për familje dhe foshnje për gratë shtatzëna të margjinalizuara dhe fëmijëte tyre do të shpërndahen në 31 komuna, ndërsa kompletet higjienike për qendrat mjekësore familjare do të shpërndahen në të 38 komunat.

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni Xheraldina Cernobregun, Specialisten për Komunikim dhe Informim, 049-95-85-95.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme