Shqipëri, ISHSH mbylli sot 3 fabrika tekstilesh në Krujë

18:25 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur të enjten 3 fasoneri në Krujë për shkak se disa prej personave të infektuar me Covid-19, punonin në këto fabrika.

Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor flet për masa administrative dhe urdhëra për mbyllje të subjekteve që nuk kanë respektuar protokollet për parandalimin e Covid-19.

“Në Krujë funksionojnë 33 fasoneri dhe ne i kemi bërë 66 inspektime. I kemi kontrolluar fasoneritë e Krujës dy herë. 6 fasoneri i kemi mbyllur. Edhe sot grupet e inspektimit janë në Krujë, dhe janë mbyllur 3 fasoneri të tjera”, thotë ajo.

Braho kujton se pjesa më e madhe e subjekteve të fasonerive janë kontrolluar në të gjithë vendin.

“Në Shqipëri funksionojnë 762 fasoneri dhe ne kemi kontrolluar 626. Duhet q ëtë kishin marrë masa dhe vetëm për fasoneritë ne kemi vendosur 33 gjoba dhe ndër to vetëm 14 janë për pezullim aktiviteti”, shprehet Braho.

Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po punojnë për një protokoll të ri kontrolli për fasoneritë dhe call center për shkak të numrit të madh të punonjësve që janë në këto subjekte.

Në të gjithë vendin Inspektoriati Shtëtoror Shëndetësor ka vendosur 40 mijë inspektime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme