Gareth Bale zbulon momentin më të mirë në fanellën e Real Madrid-it

16:46 | 23 Prill 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale ka thënë se fitimi i Ligës s Kampionëve për herë të parë është momenti më i mirë që ka kaluar në fanellën e gjigantit spanjoll.

Uellsiani ka disa vite që luan në “Santaigo Bernabeu”, mirëpo që nga vera e kaluar është i lidhur me largimin, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur se cili është momenti i preferuar, Bale tha se fitimi i Ligës së Kampionëve, ndeshjet në të cilën fituan në momentin e fundit ishte momenti më i mirë për të.

“Nëse duhet të zgjedhja momentin e preferuar, mund të them se fitorja e Ligës së Kampionëve me Real Madrid, kur e fituam për herë të 10-të në histori të klubit”.

“Ishte trofeu im i parë dhe fitorja në minutat e fundit ishte shumë speciale”, theksoi ai.

Sidoqoftë, Bale mbetet i lidhur me rikthimin në Premierë Ligë te Tottenham ose Everton./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme