Google ADS

OBSH: Filluan testimet e 6 vaksinave për COVID-19

14:58 | 23 Prill 2020
Arbresh Info

Përderisa numri i vdekjeve për shkak virusit korona ka tejkaluar 185 mijë, shkencëtarët dhe kompanitë farmaceutike po “luftojnë” me njëri-tjetrin  për të ndaluar pandeminë globale e cila u përhap nga qyteti Wuhan i Kinës, transmeton arbresh.info.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), deklaroi se deri më tani, në të gjithë botën janë zhvilluar 83 lloje të vaksinave kundër Covid-19 dhe gjashtë prej tyre janë në fazën e provave tek njerëzit.

OBSH ka bërë të ditur se prodhuesit farmaceutikë aktualisht janë në konkurrencë globale për të zhvilluar një vaksinë për llojin e ri të virusit korona dhe  deri më tani në të gjithë botën janë zhvilluar 83 lloje të vaksinave.

OBSH deklaroi se, “6 nga vaksinat e zhvilluara filluan të testohen nëpër klinika tek njerëzit, 3 nga të cilat janë në Kinë.”/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme