Google ADS

Kurti emëroi Alma Dushi Kabashi, zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

13:54 | 23 Prill 2020
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot zonjën Alma Dushi Kabashi, zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Zonja Dushi Kabashi është ekonomiste e diplomuar dhe përvoja e saj 20 vjeçare në kontabilitet, shqyrtim të performancave financiare, procedura të prokurimit e çështje tatimore, në kombinim me rolin menaxhues në numër të madh projektesh për shumë institucione e organizata ndërkombëtare, sjell vlerë profesionale të shtuar dhe kompetencë në ministri dhe përgjithësisht në kabinetin qeveritar”, thuhet në njoftimin e qeverisë./arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme