Aktorja, prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi, derisa atje ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj.
Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare, Instagram, përmes së cilës ndan një mesazh pozitiv për ndjekësit e saj, shkruan portali arbresh.info
Modelja ka uruar 23 Prillin Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve në Turqi.
“23 prilli është themeli i një bote, ku i gjithë njerëzimi mund të jetojë në paqe duke forcuar lidhjet e dashurisë, vëllazërimit dhe miqësisë midis fëmijëve të botës”.
“Gëzuar 23 Prillin, dhuratën e Atatürk për fëmijët e botës. Sot, kombi turk po feston Sovranitetin Kombëtar dhe Ditën e Fëmijëve! Me një mirënjohje dhe respekt më të thellë, përkujtojmë themeluesin e Republikës Turke, Mustafa Kemal Atatürk, i cili këtë ditë të veçantë ia kushtoi si një dhuratë të gjithë fëmijëve në mbarë botën”, ka shkruar ndër tjerash ajo.
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, së fundmi kanë marrë një vendim të përbashkët për të ndihmuar njerëzit në gjendjen alarmante të krijuar për shkak të coronavirusit.
Sipas mediave në Turqi, ata kanë liruar nga pagesa qiraxhinjtë e tyre, në disa prej pronave që çifti ka në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...