Google ADS

Çfarë simptoma kanë pasur futbollistët e infektuar me koronavirus

12:38 | 23 Prill 2020
A. B.

Përderisa të gjitha aktivitetet sportive janë ndërprerë shkaku i virusit Covid-19, kjo pandemi e ka goditur botën e futbollit në disa mënyra. Përveç dëmeve financiare, ky virus ka prekur edhe shumë futbollistë.

Si atletë të paguar mirë, futbollistët elitarë janë në pozitë më mirë për ta luftuar virusin Covid-19 edhe për shkak të gjendjes së tyre të mirë shëndetësore që ua kërkon përfshirja në sporte, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, shumë prej tyre i kanë ndierë simptomat e koronavirusit, përderisa disa të tjerë s’kanë pasur asnjë simptomë, por vetëm kanë përhapjen e tij. Goal.com i ka listuar të gjithë njerëzit në botën e futbollit të infektuar dhe për simptomat që ata i kanë pasur.

Mikel Arteta – Arsenal

Simptomat: temperaturë, kollë e thatë, dhimbje në gjoks

Callum Hudson-Odoi – Chelsea

Simptomat – “Të ngjashme me një grip të butë”

Daniele Rugani – Juventus

Simptomat: Pak ethe

Luca Kilian – Paderborn

Simptomat: dhimbje të fytit, ethe, dhimbje koke

Manolo Gabbiadini – Sampdoria

Simptomat: pak ethe, dhimbje koke

Patrick Cutrone – Wolves/Fiorentina

Simptomat: të pakta, asimptomatik

Eliaquim Mangala – Valencia

Simptomat: asnjë

Ezequil Garay – Valencia

Simptomat: asnjë

Blaise Matuidi – Juventus

Simptomat: asnjë

Charlie Auston – West Brom

Simptomat: Ethe

Paulo Dybala – Juventus

Simptomat: kollë, lodhje, pak ethe, dhimbje koke

Paolo Maldini – Milan

Simptomat: kollë e thatë, humbje e shqisave të shijimit dhe nuhatjes, dhimbje në gjoks

Daniel Maldini – Milan

Simptomat: kollë e thatë, humbje e shqisave të shijimit dhe nuhatjes

Marouane Fellaini – Shangdong Luneng

Simptomat: asnjë

Recber Rustu – Turqi

Simptomat: ethe, humbje apetiti, lodhje, kollë

Pauline Peyraud-Magnin – Arsenal

Simptomat: ethe, dhimbje koke, dhimbje në gjoks, lidhje, humbje e shqisave të shijimit dhe nuhatjes, vështirësi në frymëmarrje

Kenny Dalglish – Liverpool

Simptomat: asnjë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme