Tornado në SHBA, humbin jetën pesë persona

11:40 | 23 Prill 2020
A. B.

Të paktën pesë njerëz vdiqën në Oklahoma dhe Teksas dhe dhjetëra tjerë u plagosën, si pasojë e një stuhie raportoi CNN.

Tre njerëz vdiqën dhe të paktën 20 u plagosën në Onalaska, Teksas, rreth 200 kilometra në veri të Houston, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Dy të tjerë mbetën të vdekur në jug të Oklahomas.

Shërbimi Kombëtar i Motit të Houston, po dërgon ekipet e tij për të hetuar zonën ku kaloi tornado./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme