E përditshmja spanjolle, AS, raporton se Paris Saint-Germaini është i gatshëm të rrezikojë ta humbë për asnjë cent Kylian Mbappen në verën e vitit 2022, pasi që nuk e ka në plan ta shesë futbollistin më parë.
Kylian Mbappe vazhdon të jetë njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga Real Madridi dhe mediumet spanjolle raportojnë se Los Blancos shpresojnë ta arrijnë një marrëveshje me 21-vjeçarin në fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, kriza e shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19, që edhe i ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive, bën që Real Madridi, si të gjitha klubet e tjera, të ketë pësuar dëme financiare, që ia vështirësojnë punën gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, edhe nëse Real Madridi do të mundë ta përballonte transferimin e Mbappes këtë verë, AS raporton se Paris Saint-Germaini nuk do të ishte i gatshëm ta lejojë francezin të largohet, pa marrë parasysh se sa para ofrojnë madrilenët për të.
PSG-ja dëshiron ta mbajë Mbappen në skuadër pasi që e konsideron atë pjesë të rëndësishme të projektit në Parc des Prindes dhe nuk do ta lejojë atë të largohet para se t’i përfundojë kontrata në verën e vitit 2022.
Francezët shpresojnë se Mbappe do të pranojë të nënshkruajë kontratë të re ndërkohë. Por, nëse Mbappe s’pranon ta rinovojë kontratën, atëherë ai do të mundë të largohej për asnjë cent nga Parisi gjatë verës së vitit 2022, kur i përfundon kontrata.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...