Vazhdon mbledhja e LDK-së, mungon Vjosa Osmani

11:21 | 23 Prill 2020
L G

Ndonëse kanë kaluar më shumë se një orë nga fillimi i takimit mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe anëtarëve të tjerë të kësaj partie, ende nuk ka përfunduar ky takim.

Takimi prite të vazhdoj ende.

Kështu kanë thënë shkurt katër anëtarët e kësaj partie, të cilët dolën në kohë pauze për pak minuta jashtë zyrës.

Nënkryetarja e LDK-së dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk është parë të ketë hyrë në këtë mbledhje. Ndërkohë, burime të arbresh.info bëjnë të ditur se Osmani nuk do të jetë e pranishme në këtë takim.

Ndryshe, në këtë takim  LDK pritet të vendos për emrin e mandatarit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme