Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Bajramin e Ataturkut.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se 100 vite më parë u çliruan pjesët e pushtuara të Turqisë dhe qyteti më i madh e më strategjik, Stambolli, shkruan arbresh.info.
Kurti ka shkruar gjithashtu se prej asaj dite, 23 prilli festohet prej të gjithë turqve, si ditë e sovranitetin kombëtar, dhe si festë e fëmijëve.
I pari i Qeverisë ka shtuar se Kosova ka gjetur mbështetje dhe miqësi te Turqia, si vend mik i shqiptarëve.
“Bayraminiz kutlu olsun
Një shekull më parë, Turqia ishte e pushtuar prej disa fuqish të mëdha botërore.
Duke përfituar prej paaftësisë të perandorisë për ta mbrojtur vetveten, vende të tjera sulmuan për të pushtuar pjesë të mëdha të Turqisë.
Por, për fatin e mirë të Turqisë, të popullit e të miqve të saj, 100 vite më parë, në 23 prill 1920, Mustafa Qemali, Ataturku, midis luftës e shpalli Asamblenë e Madhe Kombëtare, e shkëputi Turqinë prej perandorisë osmane, dhe organizoi luftën për liri e pavarësi, që e fitoi tre vite më vonë, pasi që çliroi pjesët e pushtuara të Turqisë dhe qytetin më të madh e më strategjik, Stambollin.
Prej asaj dite, 23 prilli festohet prej të gjithë turqve, si ditë e sovranitetin kombëtar, dhe si festë e fëmijëve.
Kosova ka gjetur mbështetje dhe miqësi te Turqia, si vend i rëndësishëm i NATO-s, por edhe si vend mik i shqiptarëve. Po ashtu, Kosova është atdhe i një minoriteti turk, me kontribute të rëndësishme në vendin tonë.
Prandaj, në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua ta uroj popullin e Republikës Turke për një shekull sovranitet e parlamentarizëm. Ua uroj këtë datë të gjithë institucioneve të Turqisë, me në krye presidentin Erdogan, siç ua uroj edhe gjithë turqve të Kosovës. Patjetër, ua uroj edhe fëmijëve, meqë në Turqi kjo është edhe festë e fëmijëve.
Gëzuar, për miqësinë e fortë të Kosovës e shqiptarëve me Turqinë.”/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...