Google ADS

Simptomat e Covid-19: Shenja më e re shfaqet të gishtat e këmbës

09:58 | 23 Prill 2020
Trina Galanxhi

Koronavirusi ka shkaktuar një shkatërrim masin në vazhdën e tij, si ekonomike, ashtu edhe të sistemit shëndetësor.

Mjekët në Britani të Madhe kanë ardhur në përfundim se një simptomë tjetër e Covid-19 shfaqet edhe të gishta e këmbës, transmeton portal arbresh.info

Përhapja e Covid-19 ka marrë një numër të madh jetësh në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka shpallur COVID-19 një pandemi, pas përhapjes së saj në më shumë se 190 vende të botës. Për të ulur ndjeshëm rrezikun e pasojave serioze të shëndetit, monitorimi i simptomave të trupit tuaj nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm – dhe ekziston një simptomë e pazakontë e një infeksioni të mundshëm që gjendet në gishtërinjtë e këmbës.

Dr Misha Rosenbach, Profesoreshë e asociuar e Dermatologjisë në Spitalin e Universitetit të Pensilvanisë, ka theksuar se një simptomë tjetër e Covid-19 mund të shfaqet edhe të gishtat e këmbës.

Njollat e kuqe ose ngjyrë vjollcë që shfaqen në këmbë, mund të jenë shenja të reja të Covid-19.

Këto shenja kanë tendencë që të shfaqen dimrit, mirpo Dr Amy Paller, kryetare e dermatologjisë në Universitetin Veriperëndimor tha se ‘ato po shfaqen edhe në pranverë’.

Mjeket mendojnë se mund të ketë një lidhje mes Covid-19 dhe këtyre shenjave, pasi ky është një manifestim që shfaqet edhe nëse jeni të prekur nga koronavirusi, por nuk keni simptoma tjera. Shpesh gjenden tek ata që janë asimptomatikë ose që kanë simptoma të buta të COVID-19.

Sidoqoftë, këto skuqje të lëkurës mund të jenë gjithashtu rezultat i disa ilaçeve ose infeksioneve të tjera virale./arbresh.info/

Të ngjashme