Gjermania është lavdëruar për menaxhimin e saj të krizës mbi Covid-19, por si saktësisht po e llogarit Gjermania numrin e vdekjeve nga koronavirusi.
Vendi ka filluar që të zvogëlojë kufizimet e saj, ndërsa dyqanet e vogla, shitjet e makinave dhe dyqanet e biçikletave janë rihapur me provë pasi u vendos një bllokim bllokimi një muaj më pare, trasmeton portal arbresh.info
Kancelarja Angela Merkel tha se masat e bllokimit ishin ‘drastike’ dhe se masa të tilla nuk janë marrë në historinë e pasluftës në Gjermani.
Shkollat në Gjermani pritet që të rihapen me 4 maj, gjithnjë duke u respektuar distanca sociale.
Numri i rasteve në Gjermani aktualisht është mbi 148 mije, numri i pestë më i lartë i infeksioneve.
Prej tyre, 5.114 persona kanë vdekur në lidhje me COVID-19, që do të thotë se shkalla e vdekshmërisë është 3.45 përqind, që e vendos Gjermaninë në vendin e 84-të në krahasim me të gjitha vendet e infektuara nga koronavirus.
Kjo normë fataliteti krahasohet me rreth 13 përqind në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Itali.
Gjermania ka shumë më pak vdekje sesa vendet tjera, sepse ata filluan testimet shumë më herët se vendet tjera.
Për më tepër, Gjermania e ndoqi këtë testim të hershëm me gjurmimin e kontaktit të secilit të infektuar i cili duket se ka qenë i suksesshëm në ngadalësimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.
Gjermania testoi në masë më herët dhe mësoi shumë se si funksionon dhe përhapet virusi.
Ky testim i fuqishëm i shoqëruar me identifikimin dhe izolimin e pacientëve të infektuar i mundësoi Gjermanisë të parandalojë përhapjen e virusit dhe t’u mundësojë atyre të mbajnë një rekord më të afërt të rikuperimeve dhe vdekjeve.
Ngadalësimi i përhapjes së virusit gjithashtu i mundësoi Gjermanisë të rrisë gatishmërinë spitalore për shpërthim dhe kështu të ulë përsëri vdekjet.
Këto përgatitje të hershme do të thoshin se kishte një vonesë në vdekjet e koronavirusit në vend, pavarësisht se Gjermania raportoi rastin e saj të parë më 27 janar, katër ditë para Italisë.
Gjithashtu, mediat gjermane theksojnë se në rastin e vdekjeve, mjekët gjermanë përpara se të vinë në përfundim se një përson mund të ketë vdekur si pasojë e Covid-19, ata bëjnë ekzaminimet për sëmundjet tjera që mund të kenë shkaktuar vdekjen e pacientit.
Gjermania nuk e pa fatalitetin e saj të parë deri më 9 mars, shumë më vonë se Italia që pa vdekjen e saj të parë më 21 shkurt./arbresh.info/
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media