Google ADS

Hani i Elezit e “izolon” koronavirusin, flet Rufki Suma

09:07 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Komuna e Hanit të Elezit, me datën 9 prill është prekur me pandeminë Covi-19, ku u paraqit si rasti i parë në këtë komunë. Por, që atëherë vetëm shtatë persona kanë rezultuar pozitiv.

Personi në fjalë ishte person kontakti me të punësuarin nga Kampi Bondsteel.

Konkretisht në këtë komunë janë gjithsej 7 banorë të prekur me virus, dhe dy familje në izolim, dhe gjendja e tyre është mjaft e mirë, ka thënë kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Ai, po ashtu ka thënë se si komunë kanë marr masat e duhura sa i përket kësaj pandemie, e që nga 10 prilli pas paraqitjes së rasteve të para jemi marr me trajtimine personave të prekur me virus.

“Si komunë kemi marr masat e duhura se fillimisht është bërë dezinfektimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, autoambulancave objekteve publike, banesave publike, dhe pastaj ka vazhduar me dezinfektimin rrugëve nëpër fshatra e që nga 10 prilli pas paraqitjes së rasteve të para jemi marr me trajtimin e personave të prekur me virus. E ndërsa qendra e mjekësisë familjarë në Han të Elezit, është marr me kontrollimin e qytetarëve apo atyre që kanë hyrë në territorin e Kosovës”, ka thënë Suma.

Kryetari Suma, thotë se, pika kufitare në Han të Elezit është pajisur më mjete mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë dhe po ashtu ka pasur edhe donatorë të ndryshëm që kanë sjellur ndihma humanitarë për ato familje në nevojë.

Pika kufitare është mbikëqyrur nga Komuna e Hanit të Elezit 24 orë, e më pas i kanë dal në ndihmë edhe Q.K.M.F të tjera komunale, si Kaçaniku, Ferizaj, Gjilani, Vitia, dhe Komuna e Shtimes.

Problem i madh tek këta banorë është edhe problemi me ujë të pijshëm, ku nga lagjja që janë në izolim, disa ditë më parë ishin ankuar për mungesë të ujë të pijes.

Kryetari, Rufki Suma thotë se problemi i ujit është problem i kamotshëm, jo i tanishëm.

“Problemi i ujit në Han të Elezit është problem i kamotshëm, jo i tanishëm, E gjysma e Hanit të Elezit nuk e ka të zgjidhur problemin ujit, për shkak se vije nga përroska  pa trajtuar. E këta banorë mbushin ujë qoftë nga fqinjët e vet ose nga puset publike ku është uji më i mirë, nuk kemi përparim në këtë drejtim, neve vazhdimisht kemi kërkuar dhe kërkojmë që ta zgjedhim njëherë e përgjithmonë ketë problem, e jo vetëm në kohë pandemie po edhe në kohë normale, e vazhdimisht kush ka kërkuar ndihmë nga banorët ne i kemi ofruar, e po ashtu edhe nëse ka nga ato që nuk e ka gjendjen për të kërkuar ndihmë, ne i kemi ofruar ndihmë atyre”, ka thënë ai.

Bëjmë të ditur se Komuna e Hanit të Elezit së bashku me Shtabin Emergjent Komunal për parandalim të përhapjes së virusit COVID-19 dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi”, kanë bërë dhe po bëjë maksimumin në parandalim të përhapjes së virusit duke marr masat e duhura konform rekomandimeve të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik. Dhe që nga data 18.02.2020 është kujdestaruar 24 orë në pikën kufitare Bllacë dhe pikë doganore nga ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi”.

Po ashtu, me 18 mars, pran objektit të QKMF” Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit është vendosur tenda e cila do të shërbej për triazhimin e gjithë pacientëve të dyshuar me COVID-19. Kjo tendë është vendosur nga ana e Kryqit të Kuq të Kosovës./E.Ballazhi/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/636819400201955

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme