Google ADS

Inter kërkon që Semedo e Alena të përfshihen në ofertën për Martinez

23:46 | 22 Prill 2020
Arbresh Info

Inter ka kërkuar nga Barcelona që të përfshijë dyshen Nelson Semedo dhe Carles Alena në ofertën që do e bëjnë për Lautaro Martinez.

Gjiganti italian shpreson të transferojë dy lojtarët që nuk kanë gjetur formën në “Camp Nou” dhe të fitojë disa milionë euro në këmbim për argjentinasin, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona është e gatshëm të bëjë këtë shkëmbim sepse nuk është i kënaqur me dyshen dhe nëse transferimi dështon atëherë në verë do i shesë.

Tashmë ka mbetur vetëm që Semedo dhe Alena të pranojnë të transferohen në “San Siro” që marrëveshja të arrihet.

Nëse njëri nga lojtarët nuk pranon, atëherë do zëvendësohet me Arturo Vidal, i cili është lojtari tjetër që kërkohet nga “Neurazurët”.

Thuhet se gjiganti italian më herët kanë kërkuar që Arthur të jetë në marrëveshje, por Barcelona e ka refuzuar këtë propozim./arbresh.info.

Të ngjashme