Albert Bunjaki, ish-selektor i Përfaqësueses së Kosovës është në përfundim të librit të parë mbi krijimin e seleksionit të “Dardanëve”.
Në një intervistë dhënë emisionit “Fun Zone” në Super Sport, ish-selektori Bunjaki ka deklaruar se ndodhet në përfundim të një libri, i cili zbulon shumë të pathëna.
Ai ka deklaruar se ky libër do të del në treg posa të përfundoj pandemia.
“Jam në përfundim të kapitullit të fundit të librit për Kosovën. Ka momente shumë interesante të cilat janë të përfshirë në të. Ndoshta doja që të ishim në një situatë tjetër, por libri do të botohet pasi të kalon kjo pandemi”, deklaroi fillimisht Bunjaki.
Ai më pas shpjegoi gjërat të cilat janë të përfshira në këtë libër, mbi të gjitha detaje nga dhomat e zhveshjes.
“Në këtë libër janë të përfshirë shumë gjëra të kaluara në dhomat e zhveshjes. Jam munduar ta përshkruajë realitetin, ndoshta mund të duket edhe pak i vrazhdë dhe politike, pasi që situate ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë e tillë. Megjithatë përqëndrimi kryesor është në mënyrën se si u ndërtua ekipi i Kosovës, biseda me futbollistë, biseda para ndeshjeve dhe kritikat që na janë bërë vazhdimisht. Ka pjesë të shkruara nga mospajtimet në dhomat e zhveshjes, në përgjithësi jam munduar ta përshkruajë realitetin”, shtoi ndër të tjerash ish-selektori Bunjaki.
Bunjaki nuk është aspak pishman që ka drejtuar Kosovën për gati një dekadë. Në fund ai e vlerëson se qëllimi tij është arritur.
“Nuk jam pishman që kam drejtuar Kosovën në atë periudhë, pasi që qëllimi im ka qenë ta drejtojë Kosovën përpara se të pranohej në UEFA dhe në FIFA. Mendoj që 90% të qëllimit i’a kemi arritur, pasi që kemi krijuar një ekip me futbollistë të rinj dhe me shumë potencial për të ardhmen, gjë e cila po dëshmohet tani”, deklaroi ish-shefi i shtabit teknik te “Dardanët”.
Në librin e tij do të sqarohet shumë mirë çështja e vëllezërve Xhaka, si dhe shumë futbollistëve të tjera.
“Në libër do të shpjegohet shumë mirë çështja e vëllezërve Xhaka dhe shumë të tjerëve”, deklaroi shkurtimisht Bunjaki.
Madje, ai përmendi edhe emrin e Përparim Hetemaj dhe në shaka deklaroi për njërën nga arsyet për të cilat a’i nuk ka ardhur të luajë për Kosovën.
“Kam besuar shumë që Përparim Hetemaj do të vinte te Kosova. Por, mendoj që vendimi tij ishte politik. Kam shkruar me shaka që ndoshta Mahti Ahtisaari kishte ndikuar në Kosovë që ai të vazhdonte të luante për Finlandën (qeshet)”, deklaroi Bunjaki, transmeton Sheshi.
Gjithashtu Bunjaki ka bërë të ditur që ka kontaktuar me gjithë futbollistët e Kosovës, por që vendosi t’i rrespektojë zgjedhjet e secilit prej tyre.
“Kam udhëtuar pothuajse çdo javë dhe kam biseduar pothuajse me të gjithë futbollistët. Në fund unë respektoj zgjedhjen që ka bërë secili futbollist, por në libër mund t’i gjeni të gjitha këto biseda, por jo në mënyrë të detajuar, pasi që kam dashur ta ruajë konfidencialitetin”, ka përfunduar Bunjaki.
Në këtë libër gjithashtu do të bëhet e ditur edhe bisedat me futbollistin Adnan Januzaj, i cili në fund vendosi që ta shkonte për Belgjikën.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...