Google ADS

Vjosa Osmani: Thaçi të mos flasë në emrin tim

22:25 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pohuar se para shtatë vitesh presidenti Hashim Thaçi, kishte dërguar në Kuvend marrëveshjen e tij me Ivica Daçiq, e që për atë marrëveshje ajo kishte votuar kundër.

Osmanit ka thënë se pas shtatë vitesh, presidenti po tenton të flasë në emër të 91 deputetëve, duke shtuar se ai nuk mund të flasë në emër të saj dhe të mijëra qytetarëve.

Postimi i plotë:

Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë e sovranitetit të vendit.
Sot, 7 vite pas, po i njëjti njëjti, tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme