Qorrolli: E gjithë kjo zallamahi politike në Kosovë është një skenar i mirëorganizuar ndërkombëtar

22:13 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli ka thënë se e gjithë kjo zallamahi politike në Kosovë është një skenar i mirëorganizuar ndërkombëtar siç thotë ai vetëm për ta kaluar marrëveshjen finale me Serbinë.

“Edhe me çmimin e suspendimit te demokracise dhe rendit kushtetutes te Kosoves”, ka shkruar ai në facebook.

Sipas tij nëse preken kufijtë Kosova do ta abrogojë edhe Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 e mbase edhe Kushtetutën e saj.

Postimi i tij i plotë:

Siç duket dhe me sa verehet qartesisht — e gjithe kjo zallamahi politike ne Kosove — eshte nje SKENAR i mireorganizuar nderkombetar, vetem e vetem per ta kaluar marreveshjen finale me Serbine. Edhe me çmimin e suspendimit te demokracise dhe rendit kushtetutes te Kosoves.
Kosova, nese preken kufijte, do ta abrogoje edhe Deklaraten e Pavaresise se 17 shkurtit 2008 — e mbase edhe Kushtetuten e saj.
Atehere do te kemi nje rend te ri kushtetues me kufije te rinj ose me dreqin kushtetues brenda saj: asociacionin serb me kompetenca ekzekutive.
Kujt i shkon pershtati kjo gje: neve apo Serbise?
Historia do ta gjykoje si shpartallim me vetdeshire te identitetit tone nacional — prekjen e dokumentit themeltar te shtetit: Deklaraten e Pavaresise!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme