Haradinaj: Kurti gaboi, pranoi lëmoshë dhe e bëri Serbinë humaniste në sytë e botës

21:25 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Daut Haradinaj, shefi i GP të AAK-së ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është dashur t’ia jap mundësinë Serbisë të duket humane në sytë e botës për 1,000 teste lëmoshë.

Ai ka thënë se nuk po do të besoj që këtë gjë ai e ka bërë me vetëdije.

“Nuk është dashtë me i marrë ato ndihma. Harro të kaluarën, masakrat e vrasjet, por t’ia japësh Serbisë mundësinë të bëhet kryelajm botëror. Nuk po dua ta besoj që e ka bërë me vetëdije. Mali i Zi refuzoi respiratorët. 27 mijë euro kushtojnë 1,000 teste, jo ma shumë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk ka kuptim kur e refuzon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti, por e pranon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në veri nga Serbia.

“Nuk duhet me leju Serbinë me na pru lëmoshë. Ka pas lëshime kjo Qeveri, edhe morale edhe politike. Nuk tregohesh ti shtet, kur i thua presidentit tënd nuk ta pranoj gjendjen e jashtëzakonshme kur në veri u shpalllë gjendja e jashtëzakonshme nga Serbia”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme