Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dhënien e mandatarit për qeverinë e re partisë që siguron shumicën, duke thënë se një gjë e tillë është antikushtetuese.
Ai në një postim në Facebook shkruan se PLANI duhet ‘të matet’ në zgjedhje dhe jo të fshihet skutave.
Postimi i plotë:
Mandatimi për kryeministër i një kandidati tjetër, përveç kandidatit që vjen nga subjekti që i ka fituar zgjedhjet më 6 tetor është i turpshëm dhe antikushtetues.
Ju mund ta bëni një qeveri me veprime antikushtetuese, por pastaj nuk mundeni, sepse populli do të ju lë në opozitë më gjatë se që e prisni.
Albin Kurti ështe dhe do të mbetet kryeministri jonë, kryeministri legjitim i Kosovës, sepse është njeriu që nisi çkapjen e shtetit, ia ktheu identitetin shtetit dhe shpresën popullit.
Pra, kjo çka ka ndodhur dhe po ndodh sot, është antikushtetuese, antiligjore, jo njerëzore dhe e turpshme, sepse po i vidhet mandati popullit nga ata që nuk dolën në zgjedhje.
PLAN-i duhet të del e të matet, e jo të fshihet skutave.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...