“Vala e dytë e koronavirusit mund të jetë më e keqe se e para”

21:15 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Një valë e dytë e rasteve me koronavirus në SHBA mund të jetë edhe më e keqe sesa e para, paralajmëron zyrtari shëndetësor.

Drejtori i Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC), Robert Redfield tha se rreziku është më i lartë pasi që shpërthimi i ri mund të rastis me gripin sezonal, transmeton portali arbresh.info.

Kjo do të vinte “tendosje të paimagjinueshme” në sistemin e kujdesit shëndetësor në SHBA, tha ai.

SHBA ka regjistruar më shumë se 800,000 raste – më e larta në botë.

Më shumë se 45,000 njerëz deri më tani kanë vdekur me koronavirus në të gjithë SHBA, sipas një informacioni të mbajtur nga Universiteti Johns Hopkins.

Kalifornia pati ngritjen e saj më të lartë një-ditore në raste të reja të hënën ndërsa New Jersey, shteti i goditur më keq pas Nju Jorkut, pati rritjen e saj më të lartë të vdekjeve në një ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme