Google ADS

Raportuesja e PE-së për Kosovë: Pse presidenti po e vë në rrezik vendin e tij

19:42 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon ka reaguar pas takimit konsultativ që presidenti Hashim Thaçi ka pasur me liderët e partive politike, ku ka pyetur ata nëse janë pro formimit të Qeverisë së re apo shpërbërjes së Kuvendit.

Ajo në një postim në Twitter ka thënë se ka mbetur pa koment pas këtyre zhvillimeve, duke shtuar më tej se presidenti po e vë në rrezik vendin e tij.

“Jam pa koment. Pyes veten se si mund të përfundojë kjo. Pse presidenti po e vë në rrezik vendin e tij? Po bëhet absurde çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme