Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se pavarësisht asaj se a do ta udhëheq apo jo LDK-ja qeverinë e re, kjo parti ka një pozitë kushtetuese.
“LDK e ka një pozitë kushtetuese, e ajo është pozita e kryetares së Kuvendit të Kosovës”, tha Haziri.
Haziri shtoi se pozita e Vjosa Osmanit nuk mund të cenohet në rrethanat e reja politike.
“Vjosa Osmani e ka besimin e partnerëve të koalicionit që edhe sot, përkundër që qeveria ka humb besimin ajo mbetet kryetare e Kuvendit në besim, dhe pozita e saj nuk mund të cenohet në rrethanat e reja politike”, ka thënë Haziri në një intervistë për telegrafi.com.
Nënkryetari i LDK-së, ka folur edhe për çështje tjera, konkretisht për bashkëpunimin që LDK mund ta ketë me partitë e tjera në rast se presidenti Thaçi ia jep mandatin për formim të Qeverisë.
Në këtë aspekt, Haziri ka shtuar se LDK është e gatshme të bashkëpunoj me cilëndo parti përveç PDK-së.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...