Agjeni i Amir Rrahmani-t, Adrian Alilaj ka konfirmuar interesimin e Arsenal-it për klientin e tij.
Gjatë afatit të janarit, “Topçinjtë” kishin interesim për disa mbrojtës dhe ndër ta ishte edhe Rrahmani, i cili nënshkroi kontratë me Napoli-n, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i kapitenit të Kosovës konfirmoi interesimin e gjigantit anglez, mirëpo tha se Arsenal nuk ka bërë ndonjë telefonatë ose propozim zyrtarë.
“Arsenal kishte interesim për Amir, siç kanë bërë me lojtarët e tjerë të kampionatit italian”.
“Por, nuk kanë bërë ndonjë thirrje ose propozim zyrtarë”.
“Ishin dy skuadra nga Bundesliga dhe një spanjolle. Një drejtor sportiv na telefonoi”, deklaroi ai për KTV.
Rrahmani gjatë janarit nënshkroi me Napoli-n, klub në të cilin do transferohet në verë, pasi momentalisht është huazim te Hellas Verona./arbresh.info.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...