Dje Arbresh.info ju ka njoftuar që gjiganti Samsung ka në plan të prezantoj gjeneratën e ardhshme Galaxy S7 në muajin janar, të paktën një muaj më herët se Galaxy S6 dhe S6 Edge. Ndërsa sot disa detaje tjera për telefonin e ardhshëm të kompanisë koreane janë shfaqur duke iu falënderuar disa thashethemeve të reja.
Galaxy S7 supozohet se do të jetë i ndërtuar nga një aliazh i përzier me magnez ku të pakën kornizat do jenë të ndërtuara nga ky material. Samsung pritet të përdorë sërish xhamin e njëjtë që ka përdorur vitin e kaluar me Galaxy S6 derisa aliazhi i ri do e bëjë këtë të ndihet edhe më i fortë.
Samsung Galaxy S7 është thënë gjithashtu që vjen me audio çip Sabre 9018Q2M nga ESS Technology, që e kthen telefonin në një Hi-Fi me super kualitet të zërit, shkruan arbresh.info. Çipi thuhet se ka sinjal 129dB, gjë e cila sipas spekulimeve të fundit nuk kërkon energji më shumë se 1mW kur nuk është duke u përdorur dhe më pak se 40mW gjatë gjithë kohës./arbresh.info
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit
Rama publikon pamjet nga Korridori VIII: Po punohet në disa ...