Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë qeverisë së re nuk do të lejojë persona me aktakuza.
Pas takimit me liderët të cilët u deklaruan pro zgjedhjeve të reja, me përjashtim të Vetëvendosjes, Thaçi ka theksuar se do të t’ia japë mandatin asaj partie politike e cila do ta ofrojë shumicën parlamentare për krijimin e qeverisë se re.
Ai ka theksuar se nuk ka mandat të japë ai si president, mandatarin por duhet ta bëjnë këtë partitë politike.
“Të nderuar, si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, janë për formimin e një qeverie të re. Si rrjedhojë e vullnetit tuaj të shprehur që vendi të ketë qeveri të re, duke respektuar në tërësi Kushtetutën e Kosovës, unë do ti jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon që ka shumicën për të krijuar qeverinë e re, nuk është në diskrecionin tim të propozojë kandidatin e tillë”.
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...
TikTok do të ndalojë filterat e bukurisë për adoleshentët