Google ADS

Kryeministri në detyrë Kurti i ka dërguar sot letër Presidentit Thaçi

17:23 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar sot me një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën ndër të tjerash​ ka potencuar se “bazuar në rolin dhe funksionin si President, ju nuk keni të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar se kemi refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e kemi bërë këtë; ju nuk e keni në mandat e kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës se si e çfarë do të jetë Qeveria, siç keni bërë këtyre ditëve në deklarimet publike; dhe, me keqardhje konstatojmë se ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pikë të nenit 95 po veproni dhe po na drejtoheni.”

Bashkëngjitur gjeni letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi.​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme