Google ADS

Maqedoni: Ora policore do të fillojë në ora 19:00, në fundjavë prej orës 15:00

17:16 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë miratoi vendimin sipas të cilës prej nesër, 23 prill, zvogëlohen kufizimet e lëvizjes së qytetarëve.

Çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 19:00. Ndalimi i lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin do të fillojë në orën 19:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Për njerëzit mbi moshën 67 vjeç, lëvizja do të lejohet çdo ditë pune nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 12:00 të mesditës. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin nga e hëna deri të premten nga ora 13:00 deri më 19:00.

Kufizimet e lëvizjes zvogëlohen edhe për fundjavë. Ndalimi në fundjavë do të fillojnë në orën 15:00 të ditës së shtunë dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme