Real Madrid mendon të fitojë shumë para gjatë verës dhe është i gatshëm të shesë 11 lojtarë të ekipit të parë.
Sipas Sport, “Los Blancos” janë të gatshëm të largojnë lojtarët të cilët nuk janë në planet e Zinedine Zidane për të sjellë lojtarë të rinj, transmeton portali arbresh.info.
Gareth Bale, James Rodriguez dhe Mariano Diaz janë të parët në listën e shitjeve dhe do shiten menjëherë sapo të ketë blerës.
Mirëpo nuk përfundon me kaq. Brahim Diaz dhe Alvaro Odriozola gjithashtu janë në listën e të padëshiruarve dhe do largohen.
Gjithashtu tri transferimet e verës, Luka Jovic, Ederi Militao dhe Alfonse Areola nuk do mbeten në skuadër nëse ndonjë skuadër është e interesuar.
E në fund do shiten edhe lojtarët e vjetër të skuadrës si Luka Modric, Marcelo dhe Lucas Vazquez.
Me këto shitje, Real-i shpreson të transferojë disa yje si Kylian Mbappe, Sadio Mane, Fabian Ruiz, Erling Haaland dhe Paul Pogba./arbresh.info.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër